Kryesisë së re të PS, të dalë pas votimit të asamblesë kombëtare, i është propozuar nga Edi Rama që në mbledhjen e ardhëshme të grupit parlamentar të diskutohet përjashtimi i deputetit, Kastriot Islami.

Sipas burimeve nga kryesia e PS ky hap ndërmerret pasi zoti Islami në disa raste ka shkelur vendimet politike të marra në mbledhjet e grupit parlamentar dhe ka dalë kundër tyre.

Pas këtij lajmi, përmes një njoftimi, zoti Islami thotë se jam njohur nga media dhe jam interesuar zyrtarisht. Më rezulton se nuk ka asnjë vendim apo informacion zyrtar për këtë cështje. Për rrjedhojë nuk mund të kem asnjë reagim. Ky është i vetmi reagim për momentin”, thotë Islami.

Gjithashtu kryesia e PS është njohur me një letër drejtuar Edi Ramës nga deputetja Rudina Seseri e cila njofton atë për lënien e mandatit.

“Më duhet t’ju njoftoj zyrtarisht se për arsye personale nuk do ta kem të mundur të vazhdoj detyrën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Seseri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shtuar se. “Rishtazi kam vendosur të marr angazhime më të mëdha profesionale, të cilat e bëjnë të pamundur të përmbush përgjegjësinë e detyrës së deputetit në vazhdimësi”.

Ajo thotë se do të vazhdojë të ofrojë ekspertizën e saj në nismën që Partia Socialiste ka marrë për rimëkëmbjen e Shqipërisë.

Pas dorëheqjes nga mandati i deputetes, Rudina Seseri pritet të zëvendësohet, nga kandidati i radhës i socialistëve në listën për Qarkun e Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA