Totozani për Avokat të Popullit

15/12/2011 20:00

Komisioni Përzgjedhës i Partisë Socialiste për kandidaturen e Avokatit të Popullit ka shpallur si emer fitues juristin Igli Totozani.

Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni, u shpreh se Komisioni kishte si parim kryesor të nxirrte një avokat populli dhe jo një avokat të politikës.

“Sikundër u angazhuam që në fillim, nga procesi doli një avokat i popullit dhe jo një avokat i partisë. Ai duhet të jetë në gjendje sot dhe nesër të jetë në krahun e të dëmtuarve, e atyre që nëpërkëmben nga politika dhe institucionet. Me shprehjen më të lartë të konsideratës sonë për të 12 kandidaturat e shprehura publikisht, Komisioni Përzgjedhës informon se do t’i propozojë për emërim kryesisë së Partisë Socialiste kandidaturën e Ilir Totozanit”, u shpreh Gjermeni.

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Wolfarth, deklaroi pas shpalljes së kësaj kandidature nga PS-ja, se ky është një hap kyç për plotësimin e ketij institucioni.

Wolfarth ka përshëndetur edhe përgatitjet e PS-së, për perzgjedhjen e kandidaturës së bërë publike tashmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA