Kreu LSI Ilir Meta në njëvjetorin e liberalizimit të vizave e ka
cilësuar atë si një arritje të madhe të vendit tonë këto 20 vitet e
fundit, pasi sipas Metës, liberalizimi vizave ka mundësuar lëvizjen e 800
mijë shqiptarëve.
Gjatë konferencës për shtyp, zoti Meta dha një përgjigje të kujdesshme, kur u pyet nëse ish-kryeministri Fatos Nano do ta ketë mbështetjen e LSI-se në ambicjen për postin e presidentit të Republikës.
“Vitin e ardhshëm cështja më e rëndësishme është 100-vjetori shpalljes se Pavarësise dhe të krijimi të shtetit. LSI për këtë cështje, në kohën e duhur do të mbajë qëndrimin e saj dhe natyrisht do të konsultohet edhe me PD dhe forcat e tjera politike, bazuar në marrëveshjen e qeverise se koalicionit”, tha Meta.
Top Channel e pyeti zotin Meta, nëse Gjykata e Lartë do te marre cfaredo vendimi në favorin e tij, a synonte një rikthim në kabinetin Berisha si minister?
“Kjo eshte ceshtje e parendesishme. Pranvera e vitit te ardhshem është shumë e rëndësishme per LSi-ne, pasi do të mblidhet Konventa e saj zgjedhore. Fokusimi im eshte ne kete kuader”, tha Meta.
Ilir Meta ka folur edhe për reformën zgjedhore duke e cilësuar sistemin spanjoll, si jo të përshtatshëm për të respektuar parimin kushtetues të barazisë së votës.
Top Channel