Rreziku i muzikës “punk” në Indonezi

14/12/2011 16:45

Të bësh, të dëgjosh e të sillesh si një adhurues i muzikës “punk” në Indonezi, mund të jetë më shumë e rrezikshme nga sa e mendon gjithëkush.

Të paktën në rajonin e Banda Aceh, rajon në të cilin vepron ligji islamik, Sheriati.

Mbi 60 të rinj u prangosën nga policia indoneziane gjatë një koncerti me muzikë “punk”. Policia i akuzon ata për blasfemi. Modeli i flokëve dhe “piercing” janë të ndaluara e për këtë, autoritetet thanë se “do t’u japin një mësim të mirë edukues” të rinjve.

Të rinjtë meshkuj iu qethën flokët dhe iu hoqën “pircing” që kishin në zona të ndryshme të fytyrës, ndërsa 5 femrat e ndaluara, pjesë e “bandës punk”, iu ndalua dalja në publik me paraqitje “blasfemike”.

“Do t’u japim një mësim shembullor”, deklaroi kreu i policisë lokale në Banda Aceh.

Indonezia është vendi më i madh musliman në botë. Megjithatë, rastet e radikalizmit janë tepër të rralla. Në vend ekziston një frymë e paqtë e bashkëjetese fetare edhe me komunitetet e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA