Prokurorët francezë: Burg përjetë “Çakallit”

14/12/2011 16:15

Burgim të përjetshëm me 18 vjet izolim në një burg të sigurisë së lartë është kërkuar nga prokurorët në gjykatën e Parisit kundër Ilic Ramirez Sanchez, terroristi venezuelian i mirënjohur me nofkën “Çakalli”.

Akuza e ka konsideruar Sanchez përgjegjës për katër atentate terroriste të kryera në Francë në vitet 1982-1983, ku humbën jetën 11 persona.

Prokurorët kërkesën e tyre për dënim maksimal e kanë argumentuar me “rrezikun ekstrem, absolut dhe konstant” që përbën i pandehuri.

Për bashkëpunëtorët e tij gjithashtu të pandehur, gjermani Johannes Weinrich, ish-krahu i tij i djathtë, sot i burgosur në Gjermani për ngjarje të tjera, dhe palestinezi Ali Kamal Al Assawi, aktualisht person në kërkim, është kërkuar gjithashtu burgimi i përjetshëm.

Për një tjetër të pandehur, gjermanen Christa Froehlich, që ndodhet në Gjermani, është kërkuar dënimi me 15 vjet burg për pjesëmarrje në një nga atentatet.

Terroristi legjendar, sot 62 vjec, është në proces prej datës shtatë nëntor. Në bazë të pseudonimit të tij, ai konsiderohet si “Çakalli që terrorizoi botën”.

Gjurmët e tij ai i ka lënë edhe në Ballkan, pasi shpëtoi ish-presidentin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç nga një atentat i organizuar nga shqiptarët e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA