Peshkaqeni që buzëqesh për kamerat

14/12/2011 17:50

Një fotograf i thellësive ujore u tregua shumë i guximshëm ndërsa u zhyt në ujrat e ftohtë të Groenlandës, për të kapur imazhe të një peshkaqeni tepër të rrallë.

Peshkaqenët “polarë” të kësaj zone kanë një jetëgjatësi të jashtëzakonshme, pasi mund të jetojnë deri në 200 vjet, ndërsa janë në gjendje të zhyten deri në 600 metra nën akull.

Më të mëdhenj se famëkeqi peshkaqen i bardhë, specia e Groenlandës rritet deri në shtatë metra gjatësi dhe ndonëse nuk është dokumentuar, pretendohet se ata janë në gjendje të hanë edhe një ari polar.

Asnjë peshkaqen tjetër në botë nuk është në gjendje të jetojë në kushte aq ekstreme si ata që iu nënshtrohen peshkaqenët e kësaj zone.

Megjithatë, një zhytës 59-vjeçar, nuk e konsideron si të rrezikshme këtë kafshë. “Në kontaktin e parë me njeriun ata janë shumë miqësore, pasi janë kuriozë. Në jetën e tyre, nuk kanë parë kurrë një njeri. Është shumë e vështirë për ne që të krijojmë kontakt me ta sepse ndonëse një specie e egër, e kanë frikë që krijohet nga një zhytës dhe zakonisht largohen sapo u afrohesh”, tha autori i fotografive të rralla.

Megjithatë, pavarësisht pretendimit të tij për “miqësinë” midis njeriut dhe peshkaqenit, gjëja më e mirë për të bërë nëse sheh një specie të tillë, është t’ia mbathësh sa më shpejt nga vendi ku ndodhesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA