Kinë, përleshje mes policisë dhe fshatarëve

14/12/2011 16:20

Vazhdojnë përleshjet midis fshatarëve dhe autoriteteve në krahuninë e Guangdongut, në jug të Kinës.

Policia ka bllokuar rrugën që lidh rajonin me fshatin e Vukanit, por banorët vendas janë duke vendosur barrikada për të bllokuar vetë forcat e policisë.

Përplasja ndodh pas vendimit të autoriteteve për të marrë në zotërim tokën e fshatit. Protestat janë bërë edhe më të dhunshme pasi një fshatar mbeti i vrarë dhe një tjetër u arrestua, më parë gjatë javës.

Për mediat ndërkombëtare është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh me të vërtetë, pasi aksesi në zonë është i ndaluar, ndërsa në televizionin shtetëror e gazetat e kontrolluara nga autoritetet nuk është publikuar asnjë njoftim.

Megjithatë, në një video që ka arritur të publikohet në internet, shikohen disa qindra fshatarë duke protestuar me thirrjet: “Poshtë autoritetet e korruptuara”. Pekini zyrtar planifikon të ndërtojë një qendër industriale në fshat, por fshatarët nuk janë kompensuar për pronat e marra prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA