Gënjeshtrat janë të mira sepse të nxjerrin nga situata, por askujt nuk i pëlqen që të mashtrohet. Nëse tregohemi të kujdesshëm, mund ta kuptojmë kur dikush është duke na gënjyer menjëherë.
Në fakt, janë katër reagime trupore që e “tradhëtojnë” një gënjeshtar. Një revistë franceze mori në pyetje një ekspert të gjuhës së trupit, i cili tregoi se si mund të zbulohet një mashtrim.
1. Një veprim instiktiv i një njeriu që gënjen është të mbulojë gojën me dorë ose të prekë fytyrën. Kur gënjejmë, e dimë që fytyra mund të na tradhëtojë, prandaj me ose pa vetëdije, përpiqemi ta fshehim këtë.
2. Buzëqeshja në fund të një bisede që nuk ka asgjë për të qeshur i shërben gënjeshtarit për t’u çtendosur dhe për të shmangur vëmendjen nga biseda të cilën ai dëshiron ta mbyllë në mënyrë të shpejtë.
3. Dhënia e përgjigjeve të shkutra si “po”, “jo” ose “mbase” është shenjë e qartë e një gënjeshtre. Sado e menduar të jetë ajo, gënjeshtarit nuk i pëlqen të thellohet në shtjellimin e saj.
4. Shënjë e pagabueshme, përplasja më e shpejtë e qepallave të syrit. Këtë nuk mund ta shmangë asnjë mashtrues. Tjetër shenjë, por kjo e vështirë për t’u dalluar me sy të lirë është shpejtimi i ritmit të rahjes së zemrës.
Top Channel