Al Maliki: Biznesi të investojë në Irak

14/12/2011 00:00

Në kohën kur trupat e fundit amerikane po përgatiten të lënë Irakun,
kryeministri Nuri al Maliki u bëri thirrje krerëve të biznesit në
Shtetet e Bashkuara të investojnë në vendin e tij për ta ndihmuar të
rimëkëmbet prej vitesh të tëra konflikti.

Gjate vizites ne Washington, Al Maliki insistoi te tregonte se siguria ne Irak eshte permiresuar shume dhe se te ardhmen e kombit tani nuk e drejtojne me gjeneralet, por korporatat.

“Kompanite amerikane dhe te tjerat jane mese te mirepritura. Korniza strategjike ligjore qe kemi firmosur permban angazhime dhe partneritete per te luftuar terrorizmin. Tani kemi marreveshje per zgjerimin e sektorit privat”, tha Al Maliki.

Shtetet e Bashkuara llogaritet te kene aktualisht nje te dhjeten e investimeve te huaja ne Irak. Pas takimit me Al Malikin te henen, presidenti Obama u shpreh i bindur se ekonomia irakiane do te rritet me nje ritem edhe me te shpejte se ai i Indise apo Kines.

Ndersa konfirmoi edhe nje here se vitin tjeter ne kete vend nuk do te kete me as baza, e as ushtare amerikane, Shefi i Shtepise se Bardhe siguroi kreun e qeverise irakiane se marredheniet e Washingtonit me Bagdadin do te vazhdojne te mbeten po kaq te forta.

Një anketë e kanalit televiziv CBS tregon se 77 përqin e amerikanëve e mbeshtesin vendimin per terheqjen e trupave deri në fund të vitit. Eshte ende heret per te ditur sesi do ta vleresojne historianet luften ne te ardhmen, por shumica e analisteve pajtohen mbi nje arritje: largimin e Sadam Husseinit nga pushteti. E teksa per amerikanet vete lufta e Irakut ka marre fund, per miliona qytetare te ketij vendi, fillon nje e ardhme e re dhe e pasigurte.

Top Channel