Scott Bennett, një burrë 45-vjeçar amerikan nga Pensilvania, publikoi në një gazetë lokale njoftimin për vdekjen e nënës së tij (e cila ishte shëndoshë e mire) vetëm se donte të merrte leje nga puna.
Pasi lajmërimi në gazetën ‘The Jeffersonian Democrat’ u lexua nga të njohurit e tij, ata telefonuan në shtëpi dhe u habitën kur nga ana tjetër e receptorit u përgjigj “e ndjera”. Kur mori vesh çfarë thuhej për të, nëna e Scott-it shkoi në redaksi e indinjuar për të përgënjeshtruar me prezencën e saj fizike njoftimin e rremë.
Redaktori Randy Bartley i kërkoi falje dhe i shpjegoi se e mori për të mirëqenë vërtetësinë e njoftimit duke qenë se i ishte bërë i ditur nga djali i saj.
“I shpjegova si qëndronte çështja dhe zonja e kuptoi”, shprehet Bartley.
Pasi është ndaluar nga policia, Scott shpjegoi se kishte menduar këtë plan sepse donte disa ditë pushim dhe duke qenë se nuk kishte një motiv të vlefshëm kishte frikë se mos pushohej nga puna.
Pasi është rikthyer qetësia në familje, 45-vjeçari i ka kërkuar falje të gjithë atyre që janë prekur nga kjo gënjeshtër.
Top Channel