Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të prokurorisë dhe në zbatim të ligjit të ashtuquajtur “Anti-mafia”, ka vendosur sekuestrimin e disa llogarive bankare, të cilat në total shënonin një shumë prej 2.6 milionë euro.
Bëhet fjalë për llogaritë bankare kryeisht në emër të të akzuarve Aleksander Shehu dhe Sokol Shehu, të cilët hetohen në Greqi për veprën penale të trafikimit të femrave me qëllim prostitucioni.
Në bazë të informacioneve të ardhura nga autoritete e drejtësisë greke, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka kryer verifikimet duke identifikuar llogaritë bankare në emër të dy të akzuarve si dhe në emër të të afërmve të tyre.
Kështu në pesë llogari bankare në Tiranë dhe në qytetin e Fierit, të akzuarve u janë konfiskuar një shumë prej 2,6 milione euro, shumë e cila dyshohet të jetë përfituar në sajë të aktivitetit kriminal të të dy të akuzuarve me mbiemër Shehu.
Për ekzekutimin e këtij vendimi, gjykata ka ngarkuar Zyrat e Përmbarimit Gjyqësor në rrethet Tiranë dhe Fier, ndërsa administrimi i tyre do të kryehet nga Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave Tiranë.
Top Channel