Ushqimet që na futin në depresion

13/12/2011 20:25

Të gjithë e dinë që një dietë me shumë yndyrrna, sheqer dhe ushqime ndikon në dhjamosjen e trupit. Megjithatë, sipas një studimi të ri, përveçse na shëndosh, një mënyrë e tillë të ngrëni na fut edhe në depresion.

Autorët e një studimi në Universitetin e Kolumbias në SHBA zbuluan se nuk është vetëm shtimi në peshë ai ndikon në pakënaqësi, por edhe vetë ajo që konsumojmë.

Drew Ramsey, një psikiatër në universitet dhe një autor i disa veprave për shëndetin, Tyler Graham, pretendojnë se të hash gjënë e duhur është “thelbësore” për një shëndet të duhur mendor.

Studimet tregojnë se njerëzit në depresion dhe ata obezë janë dyfishuar në dekadën e fundit në SHBA dhe sipas ekspertëve, përgjegjës për këtë mund të jetë dieta e varfër amerikane.

Gjithashtu, sipas tyre, një dietë dobësimi që eliminon kaloritë dhe yndyrrnat e tepërta është i destinuar të dështojë, nëse nuk shtohen përbërës si magnesium, vitamin B12 apo produkte të tjera, në gjendje që të përmirësojnë humorin.

Duke qenë se marrja e produkteve të tillë mund të ketë efekte anësorë, një dietë me të vërtetë e efektshme do të ishte ajo që do të përfshinte mishin dhe disa yndyrrna, duke kufizuar kaloritë.

”Përqendrimi në një dietë pa kalori, dështon shumë shpejt tek shumica e njerëzve. Dietat më rezultative janë ato që përfshijnë vaj ulli, drithëra, perime dhe mbi të gjitha mish”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA