Strati, jehona ndërkombëtare

13/12/2011 20:00

Rekordi i ri Guinnes për mozaikun më të madh me kokrra kafeje në botë, vepër e artistit Saimir Strati, ka bërë jehonë në disa nga mediat më të rëndësishme në botë.

Strati përdori 140 kilogramë kokrra kafeje për të krijuar mozaikun, shkruan agjensia Reuters, ku janë vendosur bashkë përfaqësues të pesë kontinenteve, një kërcimtare braziliane, nje lodërtar japonez, një këngëtar kantri amerikan, një europian që i bie fizarmonikës dhe një afrikan.

“Unë dua të jap një mesazh që të ndash dashurinë përmes një filxhani kafeje na afron, një filxhan kafeje na sjell më afër se një takim i G20-ës”, thotë Strati për agjensinë Reuters.

Strati shpjegoi për Reuters se përmes mozaikut të tij, i sponsorizuar nga Lori Caffe, një prej kompanive lider të kafesë në Shqipëri, synon të përhape mesazhin e tij “Një botë, një familje, mbi një filxhan kafeje”.

Gjykatësja e Guiness-it, Sejda Subasi Gemici, shpjegoi se Stratit i është kërkuar ta punojë mozaikun në publik dhe duhet të ishte 25 metra katrorë”. Por, sipas matjeve të saj ishte 25.1 metër katror, një vepër e merituar për të hyrë në Rekordet Guiness.

Për Stratin kjo është certifikata e gjashtë Guiness. Ai ka zgjedhur një teknikë të veçantë duke përdorur sende të thjeshta si gozhdë, tapa të shisheve të verës etj. për të krijuar veprat e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA