
Irani jo vetëm e ka refuzuar kërkesën e Washingtonit për t`i kthyer
avionin e rrëzuar pa pilot, por pretendon apologjine e Barak Obamës për
shkeljen e hapësirës së tij ajrore.
“Zoti Obama pretendon qe kthimin e avionit-spiun ne Shtetet e Bashkuara. Duket se ai e ka harruar qe avioni ne fjale shkeli hapesiren tone, ne mesin e nje operacioni spiunazhi, i cili eshte kryer ne kundershtim me ligjin nderkombetar”, tha Ramin Mehmanparast, zëdhënës i Ministrise se Jashtme iraniane.
Ne 4 dhjetor, republika islamike njoftoi se kishte rrezuar nje avion ne pjesen lindore te vendit, prane kufirit me Afganistanit. Qe atehere, ka treguar vazhdimisht planet e mjetit te demtuar ne televizionin kombetar dhe pretendon se po i afrohet ckodimit te sekreteve te tij teknologjike. Teherani eshte ankuar madje deri ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se per ate qe e pershkruan si inkursion, dhe pretendon denimin e aktit te agresionit.
Komandoja e NATO-s ne Afganistan deklaroi fillimisht se mund te behej fjale per nje avion amerikan pa pilot, te zhdukur gjate nje misioni zbulimi ne perendim te vendit. Kjo ceshtje shenon me te fundit te nje serie incidentesh qe shtojne tensionet mes Iranit dhe Perendimit.
Ne pergjigje te sanksioneve te rrepta ekonomike ndaj Iranit, grupe te rinjsh radikale mesyne ambasaden britanike ne Teheran ne 29 nentor, duke detyruar Londren te terhiqte mbrapsht stafin e saj dhe te mbyllte misionin. Nderkohe pretendentet per kandidatin presidencial republikan ne Shtetet e Bashkuara kane pershkallezuar retorikat mbi nje sulm te mundshem ushtarak ndaj Iranit, veprim te cilin nuk e perjashton as Izraeli, duke thene sidoqofte se mbetet gjeja e fundit per t`u bere nese republika islamike prodhon arme berthamore.
Top Channel