Firence tronditet nga vrasjet raciste

13/12/2011 20:10

50-vjeçari Gianluca Casseri është autori i një masakre në qytetin e Firences. i armatosur me nje revole “magnum”, ai ka hapur zjarr në dy tregje në Firence, ku vrau dy shites ambulantë dhe plagosi tre të tjerë.

Të gjithë janë shtetas senegaleze, të cilet vrasësi i kishte vënë në shënjester për arsye që ende nuk dihen. Dihet ama se Gianluca Casseri, i cili duket se vrau veten ndersa po ndiqej nga forcat e rendit, ishte një shkrimtar me bindje politike thellësisht të djathta.

Prandaj u krijua ideja e një akti fryt i urrejtjes raciale. Por, forcat e rendit ngulin këmbë se bëhet fjalë thjesht për veprimin e një të çmenduri. Disa persona u munduan ta ndalojne vrasësin ndërsa endej me revole në dorë, por askush nuk arriti ta ndaloje në kohë.

Tregtarët vendas bejnë të ditur se viktimat ishin shitës ambulantë që nuk bezdisnin njeri, ndërsa përfaqësues të komunitetit senegalez përsërisin se ata punonin ndershmërisht. Menjëherë pas ngjarjes, një turmë senegalezesh përshkoi rrugët e qendrës së qytetit ku pati çaste tensioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA