Një festival i cuditshëm, por për banorët e Chumbivilcas në Peru, është mjeti për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e vjetër: përleshjen.
Qyteza zakonisht e qetë rreth 1.100 km në juglindje të Limës, gumëzhin nga gara e luftimit. Njerëzit e përdorin festivalin e përvitshëm për të larë hesape të vjetra.
Festivali, i njohur si Takanakuy, daton që në kohën e inkasve, kur banorëve indigjene i lejohej një mënyrë e ngjashme luftimi. Aty nuk ka asnjë lloj diskriminimi; përballë njëri-tjetrit mund të vihen burra, gra e madje edhe fëmijë.
Pjesëmarrësi Ricardo Mena thotë se grushtet e dhëna, i ndihmojnë njerëzit të merren vesh për pjesën e mbetur të vitit.
“Ata persona që janë të zemëruar apo kanë konflikt me dikë, e presin me padurim këtë ditë, sepse kështu mund të grinden hapur. Cdo gjë zgjidhet këtu me ca grushta dhe pastaj jemi të gjithë miq. Pas kësaj, nuk ka më hatërmbetje”, thotë ai.
Takanakuy është një lloj arti marcial i praktikuar nga inkasit. Festivali i luftimit shoqërohet gjithashtu edhe me muzikë popullore dhe kërcim.
Top Channel