Bulqizë, rifillon puna në tre nivele të minierës
13/12/2011 18:20
Miniera e Bulqizës do të rifillojë punën të mërkurën në tre nivele që qëndrojnë të mbyllura që prej aksidentit fatal të 11 shtatorit.
Lajmin e bëri të ditur Inspektoriati i Shpëtim Minierave në Ministrinë e Ekonomisë (RISHM).
Pas inspektimeve, është vendosur se është e sigurt për jetën që puna të rifillojë në nivelin e 12, 13 dhe 14-të, por ështrë shtyrë rihapja e dy niveleve të tjera, 15 dhe 16.
Javën e shkuar, “Top-Channel” paralajmëroi se rihapja e minierave ishte e afërt.
Top Channel