
Në faqen e tij të Facebook-ut të dielën presidenti rus Dimitri Medvedev
njoftoi se ka urdheruar te rishikohen raportet e mberritura nga te
gjitha qendrat e votimit. Se kujt ia ka dhene shefi i Kremlinit keto
instruksione, thote Reuters, kjo nuk eshte shume e qarte.
Vendimi i tij erdhi nje dite pas asaj qe u cilesua si protesta me e madhe anti-qeveritare e organizuar ndonjehere qe prej renies se Bashkimit Sovjetik. Ne Wall-in e tij, Medvedev shkruante: “Ne baze te Kushtetutes, qytetaret ruse kane te drejten e fjales dhe lirine e kuvendimit. njerezit kane te drejte te shprehin pozicionin e tyre, ashtu sic bene nje dite me pare. kjo eshte gje e mire, persa kohe ndodh brenda kornizave te ligjit. une nuk pajtohem me slloganet e hedhura neper tubime. megjithate, kam dhene udhezime qe te verifikohen te gjitha raportet nga qendrat e votimit qe kane te bejne me ankesa per procesin zgjedhor”.
7.000 pergjigje kane pasuar pohimet e tij – nje pjese kundershtuese, te tjerat mbeshtetese dhe disa neutrale. Medvedev mburret me faktin qe perdor median sociale, por se fundi pati nje moment shume te pakendshem ne Tëitter, ku nga adresa e tij u dergua nje mesazh i turpshem.
Kremlini fajesoi nje anetar te stafit per incidentin ne rrjetin social. Por blogeret ruse nuk e lane rastin t’u shpetonte dhe e perhapen me shpejtesi perpara se te fshihej nga faqja e Medvedevit. Vladimir Putin nga ana tjeter eshte shume me i kujdesshem, dhe mban nje profil goxha me te ulet kur vjen fjala tek perdorimi i internetit.
Top Channel