Tërmet i fuqishëm në Meksikë

11/12/2011 00:00

Një tërmet i fuqishëm tronditi në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë Meksikën, duke tronditur për disa sekonda ndërtesa e duke ngjallur panik midis banorëve.

Tërmeti i llogaritur në 6,7 sipas shkallës rihter goditi shtetin perëndimor të Guerreros, por u ndie shumë edhe në kryeqytetin, Meksiko Siti.

Të paktën dy persona kanë vdekur, por sipas mediave meksikane, vendi i ka shpëtuar mirë një katastrofe potenciale. Dëmtimet në ndërtesa janë të vogla, por shumë rajone të vendit kanë pësuar ndërprerje të energjisë elektrike, si rrjedhojë e rrëzimit të shtyllave.

Tërmetet në Meksikë nuk janë një fenomen i rrallë. Në vitin 1985, lëkundjet e tokës 8,1 sipas shkallës rihter shkaktuan 10 mijë viktima.

Top Channel