Rikthehet situata e pasigurt në Libi, me luftime sporadike që ndodhën gjatë të dielës në kryeqytetin Tripoli dhe në disa zona të tjera të vendit.
Një zëdhënës ushtarak konfirmoi në një televizion vendas se dy njerëz të armatosur hapën zjarr ndaj një autokolone makinash, që shoqëronin gjenaral-majorin Khalifa Haftar, pranë aeroportit.
Shkëmbimi i zjarrit vazhdoi edhe për disa orë të tjera përgjatë rrugës që lidh Tripolin me disa qytete bregdetare. Për momentin, nuk ka informacion mbi viktima apo të plagosur.
Rikthimi i dhunës në Libi rrit shqetësimin mbi mundësinë e arritjes së një stabiliteti, pas rrëzimit të Muammar Gaddafit, më parë gjatë vitit. Që prej rrëzimit të diktatorit, në janë shënuar disa episode të dhunës tribale, midis fiseve që kanë formuar milici vendase.
Top Channel