Itali, shqiptari vritet nga kunati

11/12/2011 11:35

Një shqiptar 31-vjeçar humbi jetën në qytetin Italian të Pizës, pasi u godit me thikë nga kunati i tij gjatë një zënke familjare.

Lajmi i raportuar mëngjesin e së dielës nga Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”, është konfirmuar nga forcat e policisë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, agresori 35-vjeçar kërkonte rikthimin e bashkëshortes së tij, me të cilin kishte një vajzë dy-vjeçare. Si pasojë e keqtrajtimeve fizike, gruaja ishte transferuar në shtëpinë e të vëllait prej pak kohësh.

Në një debat të nxehtë, vëllai ndërhyri për të mbrojtur të motrën, duke provokuar kështu tërbimin e kunatit, i cili shkoi në makinën e tij, nga ku nxorri një thikë dhe e goditi katër herë viktimën. 31-vjeçari humbi jetën në spital, ndërsa policia vendosi nën pranga vrasësin.

Identiteti i viktimës dhe i agresorit nuk është bërë ende i ditur nga policia italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA