Siri, frikë për masakrën e radhës

10/12/2011 03:58

Lëvizja kryesore e opozitës në Siri, paralajmëroi të premten për planin e qeverisë për një “masakër” të mundshme, projektuar për të shtypur aktivistët në qytetin e Homs, i cili është shfaqur si një qendër kundër regjimit.

Këshilli Kombëtar sirian tha se trupa dhe mjete ushtarake, kishin rrethuar qytetin perëndimor, ndërkohë që mijëra trupa të tjerë po ruajnë, më shumë se 60 pikat e kontrollit, vetëm brenda qytetit.

“Këto të gjitha janë shenjat e një operacioni për një goditje që mund të arrijë nivelin e një pushtimi total të qytetit”, tha këshilli në një njoftim për shtyp. Ndërsa në deklaratë theksohej  se një “numër i madh viktimash”, mund të jetë pasoja.

“Dëshmitë e marra nga raportet, videot dhe informacionet, të siguruara nga aktivistët në terren në Homs, tregojnë se regjimi është duke hapur rrugën për të kryer një masakër, me qëllim për të shuar revolucionin në Homs dhe për të disiplinuar, me anë të shembullit, qytetet e tjera siriane që i janë bashkuar revolucionit”, tha këshilli.

Të paktën 17 vetë u vranë të premten në Homs dhe së paku 29 të tjerë janë vrarë në pjesë të tjera të Sirisë, sipas Komitetit Lokal të Koordinimit të Sirisë, një grupim ky i opozitës. Ata thanë se gra, fëmijë dhe ushtarë disidentë, ishin në mesin e të vdekurve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA