“Kriza do të sjellë trazira”

10/12/2011 00:00

Gjenerali amerikan Martin Dempsey paralajmëron për trazira civile, nëse kriza financiare në Europë do të zgjerojë kufijtë.

Ai tha se ende mbetet e paqartë nëse hapat e ndërmarrë nga udhëheqesit europianë do të jenë të mjaftueshme për ta mbajtur të bashkuar Eurozonën – duke shtuar – se cdo ndarje do të ketë pasoja edhe për Pentagonin.Në Bruksel, 26 nga 27 anetaret e Bashkimit Europian arriten një marrëveshje për një union me më shumë rregulla disiplinore.

Vetëm Britania e Madhe nuk e firmosi paktin, sepse sipas kryeministrit David Kameron- ai binte ndesh me interesin kombëtar. Gjenerali Dempsey, kreu i shefave ushtarake në Shtetet e Bashkuara, tha se Eurozona ndodhet në një rrezik të madh.

“E di se ata kanë marrë disa masa, qe 17 vendet anetare te eurozones po perpiqen të rendisin politikat monetare dhe fiskale. Por mbetet e paqartë, se paku për mua, se eshte pikerisht kjo qe do t’i mbajë bashkë”, tha Dempsey.

Dempsey sygjeron se një nga shqetesimet e tij është se Shtetet e Bashkuara do të ekspozohen përballe gjithckaje që do t’i ndodhë eurozonës në të ardhmen, sic janë trazirat e mundshme sociale dhe shpërbërja e Bashkimit Europian.

Shtetet e Bashkuara kane mbi 80 mije ushtare dhe 20 mije nepunes ne Europe, shumica e tyre e vendosur ne Gjermani. Ai shprehu shqetesim edhe per nje prpjekt nderkombetar per te zhvilluar avione ushtarake F-35, i cili do te vihet ne rrezik nese buxhetet kombetare europiane do te reduktohen. Pavaresisht marreveshjes se arritur te Premten në Bruksel, tregjet financiare deshmuan shume sepse shpresojne ne nderhyrjen e Bankes Qendrore Europiane, e cila sipas specialisteve duhet te ule koston e huamarrjes.

Top Channel