Japoni, ngordh qeni më i vjetër në botë
10/12/2011 13:05
Në Japoni, gjatë kësaj jave, ka ngordhur qeni më i vjetër në botë në moshën 26 vjeç e 9 muaj.
Qeni Pusuke, raca e të cilit nuk dihet, vdiq në një moshë ekuivalente me 120 vjeç për një njeri, sipas gazetave japoneze.
Në mënyrë të papritur qeni nuk donte të ushqehej dhe kishte vështirësi në frymëmarrje, sipas pronares së tij.
“E kisha si djalin tim sepse ka qenë me mua për 26 vite”, u shpreh 42-vjeçarja.
Pusuke kishte hyrë në librin Guiness vitin e kaluar si qeni më i vjetër në botë.
Top Channel