Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Këto janë objektet më të shtrenjta të botës dhe kanë çmime rekord. Nëso do të kishit para, do t’i blinit për t’ja dhuruar dikujt me rastin e festave të fundvitit?
1001 Nights Diamond Purse – Kuleta më e shtrenjtë në botë është 1001 Nights Diamond Purse. Është krijuar këtë vit nga argjendaria Mouawd dhe është shitur për 3.8 milionë dollarë.
Reçipeta me diamantë – Krijimi më i fundit i Victoria’s Secret kushton 2.5 milionë dollarë.
Wii Supreme – Ky kompjuter ku mund të luhen videolojëra kushton 350 mijë euro. Arsyeja e këtij çmimi stratosferik janë 2.5 kilogramët e floririt me të cilët është i mbuluar dhe pulsantët janë të zbukuruar me diamantë. Ekzistojnë vetëm 3 ekzemplarë të Wii Supreme.
Ëmbëlsira e Marc Guibert – Me rastin e Javës Kombëtare të Cokollatës, në Kumbria të Anglisë, shefi Marc Guibert ka bërë një ëmbëlsirë me vlerë 25 mijë euro.
Top Channel