“Flotilja e Demokracisë”

10/12/2011 21:45

Pesë anije të vogla, me emrin “Flotilja e Demokracisë”, u nisën nga Florida drejt brigjeve të Kubës për të mbështetur disidentët në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut. Rreth 60 aktivistët që kundërshtojnë politikën e Kastros mbërritën në kufirin detar me Kubën.

Të premten në mbremje, “Gratë në të Bardha”, sic njihen gratë dhe të dashurat e disidentëve të burgosur, kishin planifikuar të mblidheshin gjatë bregdetit në Havana, për të parë fishekzjarret e lëshuara nga flotilja e disidentëve.

Por ato u ndaluan të nisnin marshimin e tyre nga përkrahësit e qeverisë.

“Është një iniciativë pozitive. Prindërit e mi ndodhen në Shtetet e Bashkuara. Do të doja shumë që ata të ishin te ajo flotilje dhe fishekzjarret do të ishin vetëm një shenjë bashkimi”, tha një i ri kuban.

Duke folur në një konferencë të terrorizmit në Ministrinë e Jashtme në Havana, Jose Luis Mendes, përfaqësues i Unionit të Juristëve e cilësoi flotiljen si një akt provokues.

Një zëdhënës i qeverisë amerikane tha se Shtetet e Bashkuara nuk nxisin apo inkurajojnë të tilla aktivitete, një tezë që nuk pranohet nga autoritetet kubane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA