Vriten dy persona në Virginia
09/12/2011 02:05
Universiteti “Virginia Tech” në Shtetet e Bashkuara u bë sërish skenë e një ngjarje të rëndë.
Një person ka qëlluar me armë në kampus, duke vrarë dy persona. Në faqen e internetit shkruhej: “Pak pas mesditës, një polic ndaloi një makinë në kampus gjatë një kontrolli rutinë. Pas ndalimit, polici u qëllua për vdekje me armë. Ka patur dëshmitarë për këtë vrasje”.
Në vitin 2007, 23 vjecari koreano-jugor Seung Hui Co qëlloi dhe vrau 32, persona, studentë dhe profesorë dhe më pas qëlloi dhe veten.
Top Channel