
Nikolas Sarkozy këmbënguli të sqaronte se zhvillimet në Bruksel nuk
prodhojnë një Europë bi-polare. Një pjesë e mirë e shtypit të huaj
relaton mbi samitin dhe miratimin në parim të paketës fiskale duke
shmangur etiketimet mbi atë që po kalon në realitet blloku.
Ai qe flet hapur per percarje eshte “The Economist”, me nje artikull godites qe mban titullin: “Divorci i madh i Europes”.
Bashkimi Europian praktikisht eshte ndare per prestigjozen britanike. Franca, Gjermania dhe 21 vende te tjera vendosin te hartojne traktatin e tyre qe imponon kontroll me te madh mbi buxhetet kombetare. Dhe pikerisht kete kundershton Cameron, humbjen e atij sovraniteti qe duhet sakrifikuar per te qene pjese e unionit fiskal.
Keshtu, dy dekada nga nenshkrimi i traktatit te Maastrichit-it dhe lancimit te procesit drejt krijimit te monedhes se perbashket, pllakat tektonike europiane levizen serish drejt linjes se hershme te kanalit anglez. Eurozones se perballur me nje krize te rende financiare, i nevojitet nje integrim me i thelle, i cili, do te sjelle per pasoje zbehjen e sovranitetit kombetar perballe BE-se, apo organizmash te tjere qendrore koordinues. Britani jashte Euros, nuk pranon te behet pjese e rrjedhes.
“The Economist” nuk eshte dhe aq i bindur per efektshmerine reale te marreveshjes lidhur me stabilizimin e euros. Pakti anon hapur drejt disiplines buxhetore dhe masave te rrepta anti-krize, por nuk ndihmon gjenerimin e parave ne term afat-shkurter dhe nuk ofron asnje lloj perspektive afat-gjate per bonot e perbashketa. Ne kete pike, shume varet nga qendrimi qe do te mbaje Banka Qendrore Europiane ditet apo javet ne vijim. Mbeten edhe ca dyshime mbi aksesin qe zona “euro-plus” do te kete ne institucionet e BE-se, sic eshte komisioni europian qe drejton llogaritjet ekonomike dhe rekomandon veprimet, apo gjykata europiane e drejtesise. Gjermania shpreson qe ajo do t’i shtrengoje vendet te adoptojne rregullat e balancuara buxhetore, pavaresisht kundershtimeve te Britanise.
Top Channel