Takimi i katërt për Stabilizim-Asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së ka
përfunduar me miratimin e një deklarate, ku përfshihen 6 rekomandime, të
cilat shërbejnë për cuarjen më përpara të proceseve integruese.
Pika e parë e deklaratës shpreh shpresën për përmbushjen e 12 rekomandimeve tashmë që edhe dimri i madh politikës ne Tirane kaloi. Avancimi i reformave të kërkuara nga BE dhe inkurajimi politikbërsve në Tiranë, për t’u përfshirë në konsolidimin dhe implementimin e marreveshjeve të arritura nga aktorët politike, është pika e dytë e deklaratës.
Pjesa tjetër e deklaratës përshëndet miratimin e ligjeve me 3/5, nevoja për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe në vecanti, sistemit të drejtësisë për një luftë kundra korrupsionit që është një kërkesë parësore e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.
Rëndësia e politikave fiskale të disiplinuara dhe reformat makro-ekonomike janë pjesë e deklaratës, e cila mbyllet më rëndësinë që marrin marrëdhëniet e shëndosha me fqinjët në proceset integruese.Deputetja Valentina Leskaj ka shpjeguar konsensusin e opozitës për miratimin e deklaratës, duke theksuar se faktori kohë duhet të prodhojë një produkt me kredibilitet për Brukselin.
“Dua të shpreh qëndrimin e qartë dhe të prerë të Partisë Socialiste, që ne jemi për të bërë gjithcka i takon nje opozite, që proceset integruese të përshpejtohen. Proceset e nisura të nxiten dhe sa më shpejt të kemi një produkt”, tha Leksja.
Takimi është hapur nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila në emër të qeverisë shqiptare i ka bërë një përmbledhje përpjekjeve në përmbushjen e 12 rekomandimeve të BE, për të cilat Shqipëria nuk mori një notë kaluese.Zonja Bregu tha se është bërë progres në implementimin e 12 prioriteve dhe se Ministria, që ajo drejton është në proces hartimi të një plani të ri veprimi 2012-2015 me elementë të rinj, që do ta cojnë përpara procesin e integrimit.
Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Tirane Ettore Sequi, fjalën e tij ja kushtoi perceptimit në Bruksel rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke theksuar se reforma zgjedhore është një element i rëndësishëm në proceset integruese që duhet të jetë përfunduar përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Eduard Kukan kreu i delegacionit të parlamentarëve europianë, e cilësoi si një sfidë të ardhuren në Tiranë për të gjetur një zgjidhje për proceset integruese tashmë të vonuar për afro dy vjet.
“Eshtë e domosdoshme që Shqipëria të kapë trenin e radhës që shkon për në Bashkimin Europian. Nuk duhet të humbë kohë përsëri. Delegacioni ynë është këtu që t’ju ndihmojë”, tha Kukan.
Ndërsa kreu i delegacionit shqiptar Fatos Beja u shpreh se përmbushja e kriterit politik futet në një fazë tjetër, pasi klima aktuale politike te lehtoje per fituar kohe.
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës në këtë komitet kanë diskutuar për cështje të ndryshme që lidhen me integrimin.
“Dua te flas per rolin e opozites, meqenese u permend nga ministrja e Integrimit, qe’ ne rast se opozita do te na bashkohet ne kete proces, ne si qeveri do te ishim shume te lumtur’. Deri diku kam bere paqe me vete per t’ia pranuar kete kryeministrit se vjen nga nje shkolle e vjeter politike, por nuk e pranoj dot qe e njejta logjike, qe i njejti artikulim te vije edhe nga ministrja e Integrimit europian, e cila per nga natyra e pergjegjesise qe ka duhet te kete nje profil krejt tjeter politik te menaxhimit te ketij procesi”, tha deputeti socialist Ditmir Bushati.
Deputeti demokrat Leonard Gumi ne fjalen e tij tha: Ne shtetin shqiptar ekziston nje strategji, bashkalidhur me nje plan veprimi per ceshtjet e reformes ne gjyqsor. Eshte miratuar me vendim te vecante te Keshillit te Ministrave dhe eshte nje produkt i nje konsultimi te gjere. Per pasoje sfida ne kete drejtim ngelet implementimi i saj me cilesi, ne kohe per te patur ate qe ne te gjithe kerkojme, nje gjyqesor te pavarur, transparent, eficent dhe profesional”.
Ndërsa deputeti Taulant Balla ka bërë një propozim në ndihmë të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“I propozoj kolegeve deputete shqiptare, qe ne pranine e kogeleve deputete te Parlamentit Europian, te kene mundesi qe te kerkojne qe ne nje seance, sa me te pare, te Komitetit te Politikes se Jashtme, te mbeshtesin nje deklarate te Parlamentit Europian, ne mbeshtjeje te procesit te liberalizimit te vizave per qytetaret kosovare dhe kjo te behet sa me shpejt te jete e mundur”, tha Balla.
Aprovimi deklaratës është një tjetër hap pozitiv që hedh klasa politike shqiptare duke hapur një kapitull të ri në mardhëniet me Brukselin e që pasohet nga një sfidë e rëndësishme, implementimi kësaj deklarate në të ardhmen.
Top Channel