Burri nuk heq sytë nga televizori duke parë ndeshjen e shumëpritur Real Madrid – Barcelona dhe nuk vë re fare gruan që ndërkohë regjistrohet në faqe interneti duke kërkuar një partner tjetër.
Sipas një studimi që publikon revista zyrtare e Real Madrid, sa herë që transmetohet “Klasikja” rritet me 37% numri i femrave që regjistrohen në faqe për kërkim partnerësh si Ashleymadison.com.
“Po sheh ndeshjen, por a e di se ku e ke gruan?” Ky është titulli i studimit që në revistën e tifozëve madrilenë shoqërohet me foton e një gruaje që përfiton nga momenti që bashkëshorti i saj po shikon futboll për të kaluar momente pasioni me të dashurin, i cili “rastësisht” ka të veshur një bluzë të Barcelonës.
Ashleymadison.com është një firmë kanadeze që u themelua nga Noel Biderman në vitin 2002 dhe ka rreth 11.5 milionë përdorues në të gjithë botën.
Top Channel