
Një vajzë 16-vjeçare në Trento është çuar në gjykatë nga prindërit e
saj, për ta detyruar të abortojë fëmijën që pret, fryt i dashurisë me
një djalë shqiptar.
Meqenese prindërit e vajzes nuk e shohin me sy te mire kete dashuri dhe e cilesojne 18-vjeçarin shqiptar si te dhunshem, kane vendosur qe femija te mos vije ne jete. E kur vajza e ka kundershtuar kategorikisht abortin, kane menduar qe drejtesia mund ta detyroje.Por kane gabuar.
Prokurori i gjykates se te miturve ben te ditur se ne kete rast nuk ka vend per nderhyrjen e ligjit, aborti eshte nje e drejte, jo nje detyrim qe mund t’i imponohet dikujt, qofte dhe e mitur.E prindërit, te cilet me sa duket e mendojne veten si padrone te vajzes se tyre kane paraqitur nje tjeter kerkese: qe te dy te rinjve t’u ndalohen takimet e nese ky femije do te linde, te mos lejohet te mbaje emrin e te jatit.Ne kete rast vertet mund te thuhet se “rruget e racizmit jane te pafundme”.
Top Channel