Iran, ish-agjenti i FBI-së kërkon lirimin

09/12/2011 16:10

Familja e një ish-agjenti të FBI-së, që u zhduk në Iran rreth katër vjet më parë, ka publikuar një video të shkurtër ku ai shfaqet ende i gjallë.

Në videon që zgjat 54 sekonda, Robert Levinson shfaqet i palënduar, por thotë se ilaci i tij kundër diabetit po mbaron dhe lutet: “Më ndihmoni të shkoj në shtëpi”.

Videoja nuk tregon se ku ose nga kush po mbahet peng 63-vjecari. Ai u zhduk në mars të vitit 2007 në ishullin iranian të Kishit, por Irani ka mohuar të ketë dijeni për vendndodhjen e tij.

“Më kanë trajtuar mirë, por më duhet ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të plotësuar kërkesat e grupit që më mban peng prej tre vjet e gjysmë”, thotë në video babai i shtatë fëmijëve.

“Ju lutem më ndihmoni të kthehem në shtëpi. 33 vjet shërbim në Shtetet e Bashkuara duhet të thonë dicka. Ju lutem më ndihmoni”, shprehet më tej Levinson.

Videoja u transmetua në website-n e familjes, të shoqëruar me një mesazh nga bashkëshorta e tij, Christina, dhe një nga djemtë, të cilët u kërkojnë grabitësve ta lënë të lirë.

Levinson u tërhoq nga FBI-ja në vitin 1998, ndërsa në Iran po punonte për një cështje private, që kishte të bënte me falsifikimin e cigareve në rajon, ka bërë të ditur bashkëshortja e tij.

Më herët gjatë vitit, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaroi se kishte informacione se Levinson po mbahej në jug-perëndim të Azisë.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA