Gjermani, kriza sjell rënie të eksporteve

09/12/2011 10:30

Eksportet gjermane regjistruan një rënie prej 3,6% në tetor, ndërsa fuqia blerëse në tregjet ndërkombëtare është gjithmonë edhe më e ulët, raportuan të dhënat zyrtare të Berlinit ditën e premte.

Kjo ishte rënia më e madhe në gjashtë muaj dhe shumë më e lartë se parashikimet që flisnin për vetëm 1%. Importet gjermane gjithashtu pësuan rënie, shenjë kjo se fuqia blerëse është në rënie edhe brenda ekonomisë më të madhe të Eurozonës.

Në muajin tetor, surplusi ekonomik ra nga 17,3 miliardë, në 11,6 miliardë euro. “Jemi duke përjetuar fillimin e një goditjeje të madhe për eksportet gjermane”, deklaroi Holger Schmiedling, një economist i “Berenberg Bank”. “Është shumë domethënës fakti që eksportet knë rënë më shumë se importet. Kjo është një krizë europiane dhe nëse fqinjët tanë nuk janë duke përjetuar kohë të mira, Gjermania nuk mund të izolohet në një ishull qetësie”.

Ndërkohë, inflacioni vazhdon të jetë i ekuilibruar në raportin prej 2,5%. Në Francë, eksportet dhe importet nuk pësuan ndryshim nga muaji i mëpërparshëm në tetor, duk kundërshtuar kështu parashikimet që flisnin për një kontraktim të këtyre dy treguesëve ekonomikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA