Ekonomia, Obama: S’mund të presim më

09/12/2011 21:30

“Ekonomia, sipërmarrjet e vogla dhe punëtorët amerikanë nuk mund të presin. Është koha që politika të bëjë pjesën e saj të punës”.

Me këto fjalë, Barack Obama, duke riafirmuar atë që duket se është parulla e tij “Nuk mund të presim”, i ka bërë thirrje Kongresit që të lërë mënjanë cdo konflikt dhe t’i lejojë vendit rinisjen e betejës kundër krizës.

Ndërkohë, presidenti amerikan ka njoftuar arkëtimin e 2 miliardë dollarëve për kërkime publike dhe private, me qëllim për të ndihmuar sipërmarrësit të zgjerojnë apo të rifuqizojnë ndërmarrjet e tyre.

“Por tani i takon Kongresit që të marrë përsipër përgjegjësitë e tij”, ka theksuar shefi i Shtëpisë së Bardhë gjatë apelit të tij, një apel ky i hapur që dihet se kujt i drejtohet.

Bëhet fjalë për republikanët, që në muajt e fundit kanë kundërshtuar me cdo mjet cdo propozim për reformë fiskale të bërë nga Shtëpia e Bardhë në favor të sipërmarrjeve dhe për një taksim më të madh për të pasurit.

Megjithatë, Obama tashmë e di që krerët e republikanëve vështirë se do të braktisin qëndrimin e tyre. Edhe sot Senati bllokoi emërimin e dashur nga Obama për një mbrojtës të konsumatorëve, në krye të një agjencie që tutelon qytetarët.

Kjo është “shuplaka” e radhës që presidenti amerikan i jep Parlamentit, prej kohësh i bllokuar nga një klimë kundërshtimesh dhe replikash mes palëve.

Gjithashtu, edhe konservatorët e moderuar prej kohësh duket se kanë mbetur pengje të kundërshtimit të Tea Party, që faktikisht ka penguar cdo formë marrëveshjeje bipartizane.

Nuk është rastësi që kjo klimë përplasjesh të ashpra të jetë kthyer në një fushë beteje politike, kur vendi ndodhet të paktën 1 vit larg zgjedhjeve presidenciale.

Barack Obama i ka imponuar kështu fushatës së tij elektorale një profil shumë të qartë, atë të luftëtarit që lufton kundër republikanëve, që konsiderohen si mbrojtësit e të pasurve dhe të privilegjeve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA