“Moody” zhvlerëson tre banka franceze

09/12/2011 14:10

Agjensia e specializuar e vlerësimeve ekonomike, “Moody”, zhvlerësoi tre banka të mëdha franceze, për shkak të borxheve të larta dhe vështirësive në huamarrje në treg.

Agjensia redukton normën e kreditimit të “Moody” të “Credit Agricole” dhe “BNP Paribas” nga AA2 në AA3 dhe “Societe Generale” nga AA3, në A1. Një shkurtim i mëparshëm i “CA” dhe “SG” ishte kryer në shtator.

”Problemet me likuiditetin dhe huatë janë përkëqësuar në mënyrë domethënëse”, shkruante “Moody” në raportin për bankat. “Probabiliteti i ulët që bankat do ta kenë edhe më të vështirë të sigurojnë fonde për marrjen e huave, në krizën aktuale të Eurozonës, e bën edhe më të vështirë kreditimin për këto institucione”.

Në vlerësimin për bankat, “Moody” shkruan gjithashtu se ato do të vazhdojnë të jenë nën monitorim dhe se një zhvlerësim i ri është i mundur, nëse kushtet vazhdojnë të përkeqësohen.

Agjensi si “Moody” dhe “Standard & Poor” janë vendosur më parë në qendër të kritikave të Bashkimit Europian, që ka kërkuar më shumë përgjegjësi në mënyrën se si kryhen zhvlerësimet e institucioneve financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA