Kinë, ekzekutohet bosja e mafias

08/12/2011 10:15

Një grua e konsideruar si shefja e një zinxhiri prostitucioni në një qytet në jug-perëndim të Kinës është ekzekutuar nga autoritetet e vendit aziatik.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kineze, sipas të cilave Wang Ziqi u dënua në vitin 2010 për vendosjen e qindra grave në sallone bukurie ose në hotele të ndryshme, duke i detyruar të ushtronin prostitucion.

Ajo dhe motra e saj u merrnin me forcë dokumentet e identifikimit femrave të tjera, ose ushtronin dhunë ndaj tyre, raportojnë burimet.

Qyteti Congqing, ku ka ndodhur edhe ngjarja, ka qenë në vitet e fundit skenë e një ofensive të policisë kineze kundër krimit të organizuar.

Një gjykatë në metropolin në jug-perëndim të Kinës dënoi Wang Ziqi me vdekje në gusht të vitit 2010, për ngritjen dhe drejtimin e një organizate kriminale.

Ajo dhe motra e saj Wang Wanning i kontrollonin gratë e rrjetit të tyre, përvec se duke u marrë dokumentat, edhe duke u konfiskuar fitimet dhe duke i mbajtur nën kontroll njësoj sikur të ishin në burg.

Wang Ziqi është një nga shumë bosët e krimit të organizuar që janë dënuar me vdekje dhe më pas ekzekutuar në Congqing që prej vitit 2009.

Kryetari i Partisë Komuniste të kësaj krahine, Bo Xilai, ka zhvilluar një fushatë të profilit të lartë për të luftuar korrupsionin dhe shfarrosur krimin e organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA