Qeveria e Maldiveve ka ndaluar përkohësisht depozitimin e mbeturinave të hoteleve në një ishull të përdorur pothuajse tërësisht si depo mbeturinash.
Thilafushi, një ishull artificial që ndodhet 7 kilometra larg kryeqytetit, njihet ndryshe si Ishulli i Plehrave.
Akumulimi i mbeturinave është kthyer në një problem kaq akut, sa që mbetjet kanë filluar të depërtojë në ujërat e lagunës së ishullit.
Një operacion emergjent pastrimi ka nisur për të larguar “kodrat e plehrave” të mbledhura kryesisht nga hotelet luksoze.
Ishulli i Plehrave është tjetër gjë krahasuar me ishujt e tjerë të Maldiveve, ku deti është i kaltër dhe i kthjellët dhe rëra e bardhë dhe e pastër. Ata që kanë qenë atje flasin për male me plehra dhe prani të vazhdueshme smogu e tymi.
Zakonisht u takon punëtorëve nga Bangladeshi të futen mes mbeturinave dhe të kërkojnë materiale që punëdhënësit e tyre mund t’i shesin.
Mbeturina nga i gjithë vendi cohen në ishull për t’u groposuar, djegur, apo ricikluar. Shumica e tyre vijnë nga resortet luksoze, që nuk ndjekin rregullat për eleminimin e mbetjeve.
Varkat që transportojnë plehrat për në Thilafushi kanë filluar së fundmi t’i hedhin ngarkesat në lagunë, pasi transportuesit nuk kanë durim të presin shtatë orë derisa të përfundojë shkarkimi.
Top Channel