Pas një goditjeje të habitshme dhe të papritur që solli zhvlerësimin e
shpejtë dhe të ndjeshëm të euros në tregun e brendshëm, brenda tre
diteve kursi i këmbimit duket se po rikthehet ne nivelin e qetesise.

Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se kursi i këmbimit euro-lek po ecen drejt  niveleve mesatare të muajve të fundit.

Sipas Bankës, monedha europiane këmbehet në tregun e brendshëm mesatarisht me 139.26 lekë ose 3 lekë më shumë nga dy ditë më parë. Që prej fillimit të muajit të kaluar, euro humbi pikë thuajse cdo ditë ndaj lekut. Por goditjen më të fortë, në tregun e brendshëm monedha europiane e mori ditët e fundit të javës së kaluar dhe shkaqet këtë herë nuk ishin më të diktuara nga tregu ndërkombëtar, por vinin nga tregu i brendshëm.

Agjencitë e këmbimit valuator raportuan se shumë qytetarë, nxituan të transferonin kursimet e tyre nga euro në lek, cka bëri që brenda pak ditësh monedha europiane të rrëzohej deri në nivelin 135 lekë. Por kjo situatë ka zgjatur vetëm pak ditë dhe tashmë euro po rikthehet sërish në nivelet mesatare të këmbimit kundrejt lekut.

Si fillim u mendua se qytetaret te kapur nga frika e nje zhvleresimi te mundshem te euros ne tregun nderkombetar nxituan t’i kthenin monedhen europiane ne monedhen vendase. Por fakti qe kjo tendece zgjati fare pak, ka eksperte qe mendojne se paniku ne tregu mund te ishte i provokuar. Rivleresimi i euros ne nivelet e dikurshme tregoi se nga kjo trazire e vogël ne treg te vetmit qe e pesuan ishin qytetaret, te cilët nxituan te kembenin shuma te vogla edhe pse ekspertet me kohe kishin paralajmeruar publikun te mos nxitoheshin.

Top Channel