BQE do të shkurtojë normat e interesit

08/12/2011 12:20

Banka Qendrore Evropiane do të shkurtojë normat e interesit, vendim të cilin pritet ta komunikojë më vonë gjatë ditës.

BQE synon të shkurtojë normat e eurozonës me një tjetër cerekë pike, në 1 për qind.

Por veprimet e saj, dhe fjalët e presidentit Mario Draghi, do të shqyrtohen me kujdes të madh, pasi BQE mendohet se po përgatit një ndihmë financiare për qeverinë Italiane.

Takimi vjen në prag të samitit “guxo ose vdis” të vendeve të BE, që synon të dalë me një plan për shpëtimin e euros.

Samiti dyditor përfundon të premten dhe pritet që palët të bien dakord mbi rregullat e reja për një gjobë automatike për t’u siguruar se qeveritë e eurozonës do të shkurtojnë huamarrjet nën 3 për qind të GDP-së së tyre.

Liderët do të kërkojnë gjithashtu të gjejnë një mënyrë për dyfishimin e masës së fondit të përbashkët evropian, Fondi Financiar Evropian i Stabilitetit, nga 440 miliardë euro që është aktualisht.

Gjithësesi, në javët e mëparshme, tregjet financiare kanë sinjalizuar se nuk e shohin FEFS-në si një zgjidhje të besueshme për krizën, për shkak se Italia dhe borxhet e saj janë shumë të mëdha për t’u shpëtuar nga qeveritë e eurozonës.

Vëmendja është kthyer tek Banka Qendrore Evropiane dhe potenciali i saj i pakufizuar për të krijuar fondin e duhur për të shpëtuar Italinë.

Javën e kaluar zoti Draghi paralajmëroi një “aksion të fuqishëm” gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian, por theksoi nevojën për qeveritë evropiane që të marrin kryesimin e tij.

Në masë të gjerë kjo është interpretuar si një kërkesë për një marrëveshje mbi kufijtë e huamarrjes, si një parakusht për shpëtimin e Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA