Zbulohet kur “vdiq” Detit i Vdekur

06/12/2011 19:00

Një zbulim shkencor ka arritur të përcaktojë kohën ekzakte se kur “vdiq” Deti i Vdekur.

Sot një liqen në brendësinë e territorit të Izraelit, Deti i Vdekur ka mbajtur gjithmonë një mister brenda tij për evokimin e tij në bibël dhe faktin që vazhdon të thahet në mënyrë të mistershme.

Sedimente të nxjerra nga thellësia e Detit të Vdekur, treguan se procesi i shuarjes së tij nisi pikërisht 120 mijë vjet më parë, kur planeti pësoi një proces ngrohjeje.

Sipas studiuesve, një fakt i tillë përbën një motiv të madh shqetësimi, pasi tregon se çfarë mund të ndodhë me Lindjen e Mesme, nëse procesi aktual i ngrohjes globale do të vazhdojë.

”Si rrjedhojë e ngrohjes që ndodhi 120 mijë vjet më parë, toka përreth Detit të Vdekur u bë më e etur për ujë dhe burimet e lumenjtë që e furnizonin, e shpërndanë rrjedhën e tyre gjithmonë e më shumë”, sqaroi një prej studiuesve.

Aktualisht, në zonat dikur të mbuluara nga Deti i Vdekur është regjistruar niveli më i ulët gjeografik i pambuluar nga uji, 400 metra nën nivelin e detit. Ujrat vazhdojnë të tërhiqen vit pas viti, diçka që duket qartë nga brazdat e formuara në bregdetin që ndryshon gjithmonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA