Rrezatim 100 mijë herë më të madh, 25 herë më i rëndë se Dielli ynë dhe në një distancë prej 160 mijë vjet dritë larg, shkencëtarët zbuluan VFTS102, i quajtur ndryshe “Ylli i rekordeve”.
Zbulimi është kryer nga Observatori Jugor Europian (Europian Southern Observatory, ESO). Shkencëtarët e ESO-s thonë se deri këtu ishte një zbulim “normal”, por ajo që do të ishte “anormale” është zbulimi se ylli VFTS102 rrotullohet rreth vetes me një shpejtësi të llahtarshme, rreth 600 kilometra për sekondë duke përshkruar mbi 2 milion kilometra në orë.
Kjo vecori e bën VFTS102 yllin që rrotullohet më shpejt rreth vetes, nga
të gjithë yjet e tjerë që njerëzimi ka arritur të vëzhgojë.
VFTS102 ndodhet në yjësinë e Tarantula Nebula, që mund të shikohet vetëm në hemisferën jugore të Tokës e për këtë zbulim, shkencëtarët e ESO-s përdorën një prej teleskopëve më të fuqishëm për studimin e universit të vendosur në Kili.
Top Channel