Ushqimet dhe pijet dietike mund të krijojnë efektin e anasjelltë dhe të bëjnë që trupi të fitojë më tepër kile, pretendojnë shkencëtarët.
Një grup kërkuesish amerikanë, antarë të Universitetit të Indianës, arritën në përfundimin se zëvendësimi i një pijeje normale me të njëjtën pije pa kalori, do të çorientojë sensorët e trupit, të cilët ndonëse do të ndiejnë sheqerin në gjak, nuk do të jenë në gjendje ta identifikojnë.
Diçka e tillë vetëm sa do të shtojë oreksin dhe në shumë raste, vetëm sa do të sjellë një konsum më të madh ditor kalorisht.
â€Zëvendësimi i një pjese të dietës sonë me ushqime të njëjta, por me zero kalori, duket si një metodë e efektshme dobësimi. Megjithatë, ka edhe disa faktorë të tjerë psikofizikë që duhen mbajtur parasysh. Këto pije ose ushqime kanë të njëjtën shije dhe bëjnë që trupi të kërkojë të njëjtën elemente që i njeh si më parë. Nga eksperimentet tona, duket se kur sensorët dallojnë një pije të sheqerosur, kërkojnë të shpërbërjnë sheqerin në gjak dhe kur diçka të tillë nuk e arrijnë, atëherë sistemi rrit kërkesën, duke shtuar oreksin. Kur gjuha ndien diçka të ëmbël apo me yndyrë, menjëherë në trup lëshohen substanca që absorbojnë kaloritë dhe ky është një faktor që shumë njerëz nuk e kanë parasyshâ€, shpjegoi doktoresha e shkencave psikozifike, Susan Swithers.
Top Channel