Mesazhi me shishe bashkon të rinjtë 4 mijë km larg

05/12/2011 21:40

Një 11-vjeçar amerikan mbeti i befasuar kur mori përgjigje për një letër të futur në një shishe dhe të hedhur në Oqeanin Atlantik, në muajin mars.

Curtis Kipple shkroi një letër ku përshkruante veten, jetën e tij në Nju Jork dhe la një numër kontakti. Nëntë muaj më vonë, 25-vjeçarja Ana Ponte iu përgjigj nga ishulli portugez i Azoreve, më shumë se 4 mijë kilometra larg.

“Babai dhe vëllai im u zgjuan në mëngjes për të peshkuar një lloj peshku shumë të njohur në këto zona dhe gjetën letrën me mesazhin e Kipple. Ma sollën mua pasi ata nuk dinë anglisht”, rrëfeu e reja, banore e fshatit të peshkimit Tercera, në arkipelagun e Azoreve.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh ndonjë diçka e tillë. Disa muaj më parë, një djalë rus gjeti në bregdet shishen me letër të një djali danez, ndonëse rruga në këtë rast ishte shumë më e shkurtër.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA