Skocia në festë, mbërrijnë pandat

04/12/2011 17:25

Edinburgu është në festë! Dy arinjtë panda mbërritën në kopshtin zoologjik të kryeqytetit skocez.

Pandat gjigante, të quajtura Tian-Tian dhe Yang-Guang u nisën nga Kina disa ditë më parë.  Pandat parashikohet të qendrojnë rreth 10 vjet në kopshtin zoologjik skocez, autoritetet e të cilit shpresojnë që me ardhjen e tyre të rrisin numrin e vizitorëve me të paktën 70 përqind të kuotës aktuale.

Tian-Tian (shqip. Embëlsira) dhe Yang-Guang (shqip. Rrezja e Diellit) u pritën në Edinburg nga fëmijë, të rritur, media e politikanë të lartë të vendit.

Cështja “e pandave” u bë e bujshme pas kritikave të shoqatave dhe organizatave të ndryshme për të drejtat e njeriut, të cilat thanë se blerja e pandave nga Kina prej Skocisë synon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke hequr dorë nga kritikat kundër Pekinit për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA