Konfindustria, duke marrë shkak prej kërkesës drejtuar nga operatorët ERE/Entit Rregullator të Energjisë, është qartësisht kundër çdo rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë biznese/industri, raportoi ditën e dielë e përditshmja “Shqip”
Konfindustria vlerëson se rritja e çmimit të energjisë elektrike në kushtet e krizës globale dhe gjendjes së vështirë të ekonomisë europiane dhe rajonale, është me pasoja të paparashikueshme të rënda për prodhimin vendor, ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe afrimin e investimeve të huaja.
“Arsyeja është, se si pasojë e rritjes së kostove do të ulet më tej forca e konkurrueshmërisë së industrive vendore përballë prodhimeve dhe shërbimeve të ngjashmeve të importit”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm.
Mbështetur në vlerësimet e Konfindustrisë, çmimi i energjisë elektrike edhe në kushtet e sotme është të paktën 15% më i shtrenjtë sesa mesatarja e vendeve të Europës Juglindore përfshi edhe vende të zhvilluara të BE-së.
Mbështetur në studimin e Konfindustrisë vetëm për 10-mujorin e parë të vitit 2010 dëmet e shkaktuara si pasojë e cilësisë së dobët të furnizimit kapin vlerën e më shumë se 23 milionë euro.
Top Channel