Puna në minierën e Bulqizës mund të nisë në mënyrë të pjesshme duke nisur nga dita e mërkurë.
Lajmin e bëri të ditur kreu i sindikatës së minatorëve, Kujtim Aliu, i cili bëri me dije se pas inspektimeve, është parë se rifillimi në nivelet 12, 13, 14 dhe 15 të minierës nuk do të ishte i rrezikshëm.
Ministria e Ekonomisë gjithashtu ka konfirmuar lajmin. Një grup ekspertësh nga reparti i inspektimit dhe nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore ishin ata që kontrolluan galeritë e minieres, për të pare nëse ishin plotesuar detyrat e vendosura ndaj kompanisë “ACR”, në lidhje me sigurinë dhe çështje të tjera.
Praktikisht, minierat kanë qëndruar të mbyllura që prej muajit korrik. Fillimisht, një grevë 3-mujore paralizoi krejtësisht punën, përpara se një aksident me pasojë vdekjen e një minatori, në muajin tetor, të bllokonte përsëri shfrytëzimin e burimeve.
Top Channel