Rama e quajti si e keqja më e madhe, Berisha: E kam për nder, më konsiderojnë të tillë sepse…
I veshur kazual, i qeshur dhe i dekontraktuar. Me këtë pamje rinore, kryeministri Berisha kujtoi Ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin e vitit 1990-të.
Përballë një grupi studentësh të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kryeministri e cilësoi atë vit, si vitin e mrekullisë. Sipas kryeministrit, merita më e madhe e studentëve në atë kohë, ishte shmangia i një konflikti civil, përballë një regjimi që mbante një qëndrim të dykuptimtë.
Në këtë moment, kryeministri lëshoi shkarazi një vlerësim po aq të dykuptimtë në lidhje me Ramiz Alinë, ndarjen nga jeta të të cilit e kaloi pak kohë më parë në heshtje:
“Ish-diktatori i fundit komunist, që vdiq pak muaj më parë, pranoi vite më vonë se nuk ishte dakort me pluralizmin, por nuk dërgoi tanket në Qytetin Studenti. Nuk i dërgoi, sepse nuk donte të pësonte fatin e Causheskut?! Këtë nuk e dimë. Por ne e vlerësojmë këtë që nuk coi tanket. Por ministri i tij i brendshëm ka thënë se i kishte dhënë urdhër të qëllonte mbi njerëzit, por ai nuk qëlloi. Ramizi nuk e përgënjeshtroi kurrë, cka do të thotë se kishte dhënë urdhërâ€, deklaroi kryeministri Berisha.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve, kryeministri u kap nga politika e ditës. Ai i bëri një analizë librit “Kurban” të Edi Ramës, nisur nga pasazhet që ka lexuar në shtypin e përditshëm. Por, argumentoi se pse nuk do të lexojë ndonjëherë të tërë librin:
“Zoti Rama ka të regjistruara në politikë, regjistrin më të madh të disfatave politike, nuk i ka analizuar ato. Nuk është marrë aspak me to, cka do të më interesonte. Nuk e kam lexuar sepse nga pasazhet që ai ka botuar në shtyp, del se ai operon me armikun e brendshëm. Nano, Mjaft-i, etj., sheshet e Mjaftit i mbushte PD, Rama punoi kundër Nanos. Nano i ofroi postin e kryetarit, ka pësuar disfatë pas disfate, por ky nuk ikën. Kur t’i shkruan me kaq urrejtje ndaj tij, ti shpalos doktrinën e ideologjisë marksiste. Nuk mund të lexohet ky libër, sepse ky përbën modelin më primitiv të qëndrimit, model klasor tipikâ€, tha kryeministri Berisha.
Kryeministri u ndal edhe te pavarësia e Kosovës, që e cilësoi si fitoren më të madhe të shqiptarëve në këto 20 vitet e fundit. Kryeministri shpalosi qëndrimin e tij në lidhje me cështje të arsimit të lartë në vend, apo iu përgjigj edhe pyetjeve për shijet e tij muzikore apo shkrimtarët e preferuar.
Rama: Saliu, lexues i gjynahtë
Pas akuzave të kryeministrit Berisha, reagoi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmes rrjetit social Twitter.
“Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon?! Aq sa ç’kam punuar me këtë rrenacak pacak për të shkruar në libër se çfarë mendoj për Fatosinâ€, deklaroi Rama.
Sipas kryesocialistit, “është keqardhje të kesh një lexues të gjynahtë si Saliu që merret me librin gjithë ditën, po nuk thotë dot që e ka lexuarâ€.
Veliaj: Për Berishën ishim “shfaqje e huaj”
Pak orë më vonë ka ardhur edhe reagimi i drejtuesit të atëhershem të ‘Mjaft’, Erion Veliaj, i cili është shprehur se Berisha u tall me ditën e zisë me përralla nga e kaluara.
“Berisha pretendon se ai dhe Shaban Memia merrnin pjesë në protestat e ‘Mjaftit’? Kur ‘Mjafti’ fliste për qytetare e taksapagues, Berisha i quante ‘fjalë të huaja’, ndërsa protestat tona teatrale e kreative, gazetat e tij i quanin ‘shfaqje të huaja’. Sot Shqipëria ka më shume të papune se ç’la Fatos Nano; investohet për arsimin shumë më pak se në kohën e Luan Memushit e vendi është shume më i pisët se ç’e la Lufter Xhuveli, e Berisha nuk ka asnjë ide si t’i zgjidhe këto, përveçse ta kthejë orën 7 vite pas. Jo pa shkak, studentët e Durrësit e kishin pagëzuar takimin me të, ‘Një orë me Boratin'” – thuhet në deklaratën e Velisë.
Top Channel