Nju Jork, ankand me bizhuteri të rralla

03/12/2011 21:50

Thuhet që diamanti është miku më i mirë i një femre, dhe miqtë më të mirë kushtojnë shumë shtrenjtë. Kjo u vërtetua edhe në ankandin qe do të mbahet në Nju Jork ku në shitje janë vënë disa bizhuteri me të vërtetë të rralla. Një prej tyre është edhe një unazë me diamant rozë 22 karat e cila pritet të shitet për një vlerë prej 13 milionë dollarësh.

‘Diamanti është në një ngjyrë rozë të pastër. Është dicka e pazakontë për një gur të përmasave të tilla. Kemi parë në të kaluarën janë shitur diamante rozë të tjerë, por ata kanë qenë 10 karat. Por kjo unazë është vërtet e jashtëzakonshme”, deklaroi drejtori i argjendarisë Southbay, ku do te zhvillohet ankandi, Geri Schuler.

Por Unaza me diamant rozë nuk është e vetmja që do dalë në këtë ankand. Në shitje është vënë edhe një tjetër unazë tjetër me diamant 33 karat e quajtur ‘Drita e Xhokondës’. Për këtë unazë mendohet që vlera e shitjes të jetë 7 milionë dollarë.

Në listën e bizhuterive me gur të cmuar që do të shitet në ankandin njujorkez është edhe unaza me gur rubini 10.37 karat e cila vlerësohet me 1.5 milionë dollarë. Është vënë gjithashtu në shitje edhe unaza me diamant dhe safir vlera e së cilës mendohet të jetë 1-1.5 milionë dollarë

Sipas Schuler, interesi i treguar për këto bizhuteri është shumë i madh dhe të ardhurat që do të përfitohen mendohet të kapin shifrat 50-60 milionë dollarë.

Ankandi i Bizhuterive të Mrekullueshme do të mbahet në 7 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA