Rama e quajti si e keqja më e madhe, Berisha: E kam për nder, më konsiderojnë të tillë sepse… Propozimet që kreu opozitës Edi Rama paraqiti në mbledhjen e Asamblesë kanë prodhuar jo pak pakënaqesi dhe mosbesim.
Dhe kjo jo vetëm mes radhëve të socialistëve, por edhe në forume e blogje, apo edhe në media nga analistë, gazetarë apo opinionistë të paangazhuar.
Deputeti Andis Harasani e ka refuzuar propozimin e Ramës për të qenë pjesë e grupit të punës, në zbërthimin e programit, ku atij i ishte ngarkuar detyra e mbulimit të sektorit të energjitikës.
Andis Harasani në një prononcim për Top Channel shpjegon shkaqet e refuzimit.
“Të mendosh që unë duhet të kem një post për të ndihmuar Partinë Socialiste për energjinë është njësoj si t’i ofrohet Edi Ramës për të ndihmuar në zhvillimin e qyteteve, në një kohë që ka 11 vjet eksperience si kryetar i një qyteti. Nuk kemi as unë as Rama nevojë për të kontribuar ne poste ne fushat ku kemi kontribuar për shumë vite. Qëllimi im dhe qëllimi i gjithë Partisë Socialiste me përjashtim të disa figurave është largimi i kësaj qeverie një orë e më parë dhe nuk ka nevojë për poste apo për ndarje karamelesh për të bërë këtë luftë opozitare”, thotë Harasani.
Top Channel: Në rrjetin ‘Facebook’ ju thoni se keni plane të tjera. Mund të na e thoni se cilat janë këto plane?
Harasani: Eshtë ende herët për të folur për to. Jemi një grup, që po punojmë seriozisht. Por të gjitha planet konvergojnë në largimin e kësaj qeverie nga pushteti dhe ardhjen e të majtës së vërtetë në pushtet.
TCH: Këto plane do të realizohen brenda PS-së?
Harasani: Cdo opsion është i hapur në politikë. Kemi kohë, do e shikojmë.
Deputeti Harasani shpreh edhe pakënaqësitë për kandidaturat që u votuan nga Asambleja Kombëtare për kryesinë e re të PS.
“Përsa kohë nuk ka patur votim në zgjedhjen e kryetarit, në zgjedhjen e delegatëve, të gjithë e dimë se c’ka ndodhur me zgjedhjen e tyre; përsa kohë askush nuk di votat e anëtarëve të Asamblesë, nuk më duket i arsyeshem largimi i disave dhe afrimi i disave. Nuk e kuptoj pse duhet të ndodhë? Nuk e kuptoj pse duhet të largohet Islami dhe të mbahen figura të tjera që kanë qenë po aq kritik ose me kritik se Islami”, tha Harasani.
Top Channel