Marrëdhëniet seksuale që në adoleshencë mund të ndikojnë në humor të keq, ndryshim në zhvillimin e trurit dhe reduktimin e riprodhimit të indeve të trupit më vonë gjatë jetës.
Ky ishte përfundimi i arritur nga disa shkencëtarë të Universitetit të Ohajos. Sipas studimit të publikuar të premten, diçka ndodh pasi në atë moshë truri është ende duke u zhvilluar.
”Pasja e marrëdhënieve seksualë që në moshë të hershme krijon pasoja negative”, deklaroi John Morris, një prej bashkëautorëve të studimit.
Përfundimi u arrit pas anketimeve dhe testimeve në një grup kaviesh. Kavie 40-ditëshe, ekuivalente me moshën 16-20-vjeçare tek njerëzit, u bashkuan me femra 80-ditëshe, në kërkim të marrëdhënieve.
Katër muaj më pas, një metodë specifike u përdor për të matur humorin e minjve, i cili në rastin e atyre që kishin patur marrëdhënie, dukej më i ulët.
Arsyet dhe mënyra se si ndikon seksi në këtë deformim janë ende të paqarta. Në të njëjtën mënyrë duket se vepron edhe trupi i njeriut ndaj marrëdhënieve, të paktën sipas rezultateve të testimeve.
Top Channel